Inter-Cagliari drejt akordit për Nainggolan

Futboll

Inter-Cagliari drejt akordit për Nainggolan

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 13:34
Radja Nainggolan

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, duket se po i numëron orët e fundit të tij me fanellën zikaltër edhe pse pati disa minuta të luajtura në rikthimin senzacional të Interit kundër Fiorentinës (4-3).

Reprezentuesi nga Belgjika e kaloi sezonin e fundit në huazim tek Cagliari, por tani duket se qëllimi i tij është që të transferohet në baza të përhershme tek Cagliari.

Klubi nga Sardenja po shfrytëzon dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer atje dhe janë në negociata me Interin për mbylljen e transferimit.

Klubi nga “Giuseppe Meazza” po kërkon 15 milionë euro për Nainggolan, por Cagliari deri më tani ka ofruar 12 milionë.

Marrëveshja thuhet se mund të mbyllet shumë shpejtë pasi ka një interesim nga të dy palët për realizimin e këtij transferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat