Stadiumi në Graçanicë nuk është më larg se 5-6 kilometra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe me 3 tetor (në orën 15.30) luhet derbi i “Kosovska Okruzhna Liga” në futboll, mes Graçanicës dhe Poletit 1980 nga Lapla Selo.
Kjo garë organizohet në kuadër siç e quajnë serbët Kosmet dhe me program të Federatës së Futbollit të Serbisë.
Në këtë ligë garojnë Graçanica, Polet 1980, Sitnica e Lepinës, Uglari, Çagllavica dhe Radniçki nga Hoxha e Madhe! Këto klube nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e njohin Federatën e Futbollit të Kosovës me president Agim Ademi por e njohin Federatën e Futbollit të Serbisë! E dyta, Graçanica – Polet 1980, luhet në periferi të Prishtinës, në Graçanicë dhe hiq më larg se 5 kilometra larg FFK-së.
Po ashtu garat me 3 tetor nisin edhe në rajonin e Moravës “Okruzhna Liga Kosovskog Pomoravlja”, ku garojnë klubet Morava nga Parteshi, Kusce nga Gornj Kusce, Rudari Kamenicës, Mineralac nga Kllokoti, Ropotovo nga Ropotovo, Oskar nga Pasjani, Slloga nga Ranillug, Moravac nga Vrbovac.
Që nga java e kaluar garat kanë nisur edhe në Mitrovicë, “Okruzhna Liga Kosovska Mitrovica”, ku bëjnë pjesë Rudari nga Mitrovica, OFK Dif nga Mitrovica, Ibari nga Leposaviqi, Kopaoniku nga Leshaku, Radniku nga Prilluzha, Zveçani. Gjithsej 20 klube, pa i llogaritur edhe Trepçën fantome dhe Mokra Gorën që garojnë në rangjet më të larta serbe! Serbia po investon shumë në fuqizimin e këtyre klubeve.
Liga ilegale e Mitrovicës