Konfirmohen 14 raste me koronavirus në testimin e dytë te Genoa

Futboll

Konfirmohen 14 raste me koronavirus në testimin e dytë te Genoa

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:17
Foto Ilustrim

Janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus në rundin e dytë të testimit në skuadrën e Genoas, e cila është në pritje të vendimit për ndeshjen e saj kundër Torinos.

Klubi italian konfirmoi se rundi i dytë vërtetoi se 14 futbollistë dhe anëtarë stafi janë prekur nga Covid-19 në fundjavë.

Ndërkohë, punonjësit dhe ekzekutivët e tjerë që u testuan dje kanë dalë negativë për koronavirus.

Genoa është në pritje të vendimit të ligës italiane për ndeshjen e së shtunës kundër Torinos.

Ky takim pritet të shtyhet për një datë tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat