Maqedonët në panik, pyesin për dy lojtarë para sfidës me Kosovën! 

Futboll

Maqedonët në panik, pyesin për dy lojtarë para sfidës me Kosovën! 

Nga: K.Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:37
Pandev dhe Elmas

“A do të jenë në gjendje Pandev dhe Elmas të vijnë për ndeshjen me Kosovën?, shtron pyetjen mediumi maqedon “Ekipa.mk”.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut do të shtyjë publikimin e listës së lojtarëve për ndeshjen historike të play-off-it kundër Kosovës.

Ai duhet që të shfaqet nesër në publik me emrat e ekipit, por njoftimi i emrave të anëtarëve të ekipit kombëtar duhet të presë deri të shtunën. 

Arsyeja është situata e re me Covid-19 në Itali, më saktësisht në klubin e futbollit Genoa, anëtar i së cilës është Goran Pandev.

Dhjetë lojtarë dhe katër anëtarë të stafit profesional janë pozitivë me koronavirusin, Goran Pandev nuk ka asnjë simptomë deri më tani dhe ishte negativ në testin fillestar, dhe gjatë ditës së sotme duhet të dihen rezultatet e testimit shtesë të të gjithë klubit. 

Problemi është se të gjithë janë në karantinën e detyrueshme, kështu që varet nga autoritetet lokale nëse Pandev do të merrte leje për të udhëtuar në Maqedoni, nëse ka përsëri një test negativ të Covid-19.

Pasdite, duhet të dihet nëse ka "pozitive" në Napoli, ekipi me të cilin Genoa luajti fundjavën e kaluar, dhe Elif Elmas gjithashtu ka luajtur. Trajneri Igor Angelovski u dërgoi thirrje lojtarëve, por ai do të presë deri të shtunën, kur ai do të paraqitet zyrtarisht në publik. Diçka mund ndryshohet në minutën e fundit ... Takimi i parë i ekipit kombëtar do të jetë të dielën, me 4 tetor”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon.

Panik të maqedonët. Ndeshja gjysmëfinale e play-off-it të Ligës së Kombeve Maqedoni – Kosovë luhet me 8 tetor në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat