Çfarë po ndodh me Hazard?

Futboll

Çfarë po ndodh me Hazard?

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:50
Çfarë po ndodh me Hazard?

Eden Hazard duket se po vuan shumë me lëndimet e shpeshta që nga koha e transferimit te Real Madrid nga Chelsea për 100 milionë euro.

Ylli belg përformoi nën atë që pritej gjatë sezonit të kaluar, pasi mungoi pothuajse në shumicën e ndeshjeve për shkak të lëndimeve.

Hazard as këtë sezon nuk është paraqitur ende për Real Madridin, derisa për ndeshjen e sotme kundër Valladolid ishte i ftuar nga Zinedine Zidane.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë dhe drejt rikuperimit të tij të plotë, klubi madrilen përmes një deklarate zbulon se ai ka pësuar një tjetër lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Kësisoj, ai është tërhequr nga skuadra e sotme për ndeshjen ndaj Valladolid dhe do të vijojë me mungesën e tij së paku edhe katër javë.

Hazard humbi 15 ndeshjeve për shkak të lëndimeve në shtatë vite te Chelsea, ndërsa ka humbur 29 ndeshje në vetëm një sezon te Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat