E pazakontë, lojtari ia jep çmimin tualetit

Futboll

E pazakontë, lojtari ia jep çmimin tualetit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:56
E pazakontë, lojtari ia jep çmimin tualetit

Totenhemi u kualifikua në raundin tjetër të “Carabao Cup”, pasi mundi Çelsin me penallti. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, pasi golit të Vernerit më pjesën e parë i’u përgjigj Lamela në minutën e 82-të.

Por kjo ndeshje regjistroi edhe një episode të pazakontë. Mesfushori i Totenhemit, Erik Dajër la lojën për pak çaste, pasi shkoi në tualet dhe Murinjo që e ndoqi si i çmendur nga pas.

Më pas, Dajër u rikthye në fushë dhe në përfundim të takimit u shpall lojtari i ndeshjes. Mesfushori i Totenhemit vendosi që çmimin të i’a japë pikërisht tualetit.

Dajër postoi në foto në rrjetet sociale, ku kishte vendosur çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes sipër tualetit me mbishkrimin: “Lojtari i vërtetë i ndeshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat