​Rummenigge zbulon trajnerin e ardhshëm të Bayernit

Futboll

​Rummenigge zbulon trajnerin e ardhshëm të Bayernit

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 15:20
Karl-Heinz Rummenigge

Shefi i Bayernit të Munichut Karl-Heinz Rummenigge ka folur për atë se kush mund ta drejtojë gjigantin bavarez në të ardhmen dhe befasisht ka përmendur emrin e ish-mesfushorit spanjoll Xabi Alonso si kandidat potencial.

Fituesi i Kupës së Botës i kaloi tre sezone në “Alianz Arena” 2014-2017 para se ta përfundonte karrierën e tij.

“Ai mund të jetë një trajner i cili mund t’i interesojë Bayernit në të ardhmen. Mund ta imagjinojë këtë.”, tha Rumenigge për “Bild”

“Ne jemi ende shok edhe sot, ai kontakton me ne rregullisht. Alonso ka reputacionin që i nevojitet çdo skuadre. Veçanërisht me gjeneratën e sotme..”,shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat