Dortmundi insiston që Sancho do qëndroj

Futboll

Dortmundi insiston që Sancho do qëndroj

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 16:53
Jadon Sancho

Jadon Sancho javëve të fundit është lidhur me një transfer të mundshëm drejt klubit anglez, Manchester United. Spekulohet se United ka bërë ofertë drejt zyrtarëve të Dortmundit për Sanchon rreth 91 milionë euro, por që është refuzuar menjëherë nga klubi.

Gazetari i “Sky Sport News” Gary Cotterill raporton që Borussia Dortmund janë të bindur që Jadon Sancho do qëndroj tek Dortmundi edhe këtë edicion, pasi që nuk besohet se United do mund ta përballoj çmimin e lojtarit prej 120 milionë eurosh.

Sancho ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022, por që nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet tani, Dortmund do detyrohet që edicionin tjetër ta lëshojnë yllin e tyre për një shumë më të vogël se ajo për të cilën po kërkojnë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat