Drita nga Gjilani triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Besës nga Peja. Kampioni i Kosovës, dukej se do ta fitonte sfidën me lehtësi, sidomos kur udhëhoqën me 1:0 në minutën e 11-të pas golit të sulmuesit Kastriot Rexha. Ashtu nuk doli në minutat vijues, kur në fund të pjesës së parë Gentrit Salihu ka barazuar shifrat 1:1.
Në 13 minutat e fundit Drita siguron fitoren e zorshme kundër pejanëve. Në minutën e 78-të, Hamdi Namani realizon për 2:1 dhe dy minuta më vonë (80’) Kastriot Rexha shënoi golin e dytë të tij në këtë sfidë dhe vulosi fitoren në 3:1.
Drita renditet në vend të tetë me 3 pikë por ka vetëm një takim të luajtur, ndërsa Besa pësoi humbjen e katërt rresht dhe është në fund me 0 pikë.
Superliga e Kosovës
Drita-Besa 3:1
Trepça '89-Prishtina 1:0
Llapi-Ballkani 1:3
Arbëria-Feronikeli 0:0
Nesër
Drenica-Gjilani 15.00
Tabela
1. Ballkani 4 3 1 0 10:4 10
2. Arbëria 4 2 2 0 6:1 8
3. Trepça ’89 3 2 0 1 2:2 6
4. Feronikeli 4 1 2 1 8:5 5
5. Prishtina 3 1 1 1 4:2 4
6. Drenica 3 1 1 1 4:6 4
7. Gjilani 3 1 1 1 1:4 4
8. Drita 1 1 0 0 3:1 3
9. Llapi 3 0 0 3 1:5 0
10. Besa 4 0 0 4 3:12 1
Në javën e pestë do të takohen: Gjilani-Arbëria, Feronikeli-Drita, Ballkani-Prishtina, Besa-Trepça '89 dhe Prishtina-Llapi.