Përballen me njëri-tjetrin të dielën

Futboll

Përballen me njëri-tjetrin të dielën

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:15
Përballen me njëri-tjetrin të dielën

Lufta e fjalëve në distancë Solskjaer-Murinjo vazhdon. Trajneri i Junajtid i ka lëshuar shigjetën e dytë teknikut të Totenhemit pas kualifikimit të tyre në tavolinë, në raundin e 1/8-ave të Kupës së Ligës ndaj Lejton Orientit, pasi rivalët e tyre kishin një numër lojtarësh të infektuar me koronavirus. U diskutua shtyrja e ndeshjes, por në fund u vendos që të kualifikoheshin “Spërsat” për më tej.

Ndërsa Junajtid, zbret sot në fushë me një transfertë ndaj Brajtonit në kupë. Fitorja dramatike ndaj Brajtonit 3-2 të shtunën në Premierë Ligë (VAR akordoi penallti për “Djajtë” pasi arbitri kishte sinjalizuar fundin e ndeshjes, ndërsa “Pulëbardhat” goditën edhe 5 herë shtyllën), solli reagimin ironik të teknikut norvegjez, i cili tha se nuk ishte Murinjo që të maste portat (portugezi u ankua për përmasat e portave në ndeshjen kundër Shkëndijes në Ligën e Europës).

Mou iu kundërpërgjigj me numrin e lartë të penalltive që Junajtid ka fituar këto kohë, ndërsa shtoi përpara derbit të djeshëm me Çelsin në kupë se vetëm pak ekipe e kanë shansin ta fitojnë një ndeshje pasi arbitri ka sinjalizuar fundin e tyre. Por në konferencën e djeshme, Solskjaer lëshoi sulmin e radhës përpara përballjes së tyre të dielën: “Ka disa ekipe që janë në këtë raund pa luajtur fare”.

Megjithatë, ai mbrojti Totenhemin që iu mohua fitorja kundër Njukasëllit në kampionat për një penallti në minutën e 97-të, për një prekje të diskutueshme të topit me dorë në zonë nga Daier: “Mund ta diskutoni gjatë gjithë ditës, por duhet pak qartësi për atë që është faull dhe çfarë është një penallti. Tani duket se ti mund ta katapultosh topin në dorën e dikujt, siç na ndodhi ne kundër Kristal Palasit dhe Lindelof u ndëshkua me penallti. Pastaj rasti kundër Totenhemit, ku Daier nuk ia kishte idenë që topi e goditi në dorë. Dhe shikon edhe golat e shënuar kundër Uest Brom. (topi preku krahun e Havercit) që nuk është prekje e topit me dorë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat