Elif Elmas do të luajë kundër Kosovës

Futboll

Elif Elmas do të luajë kundër Kosovës

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:32
Elif Elmas do të luajë kundër Kosovës

Media në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se futbollisti i Napolit, Elif Elmas, do të luajë për Maqedoninë kundër Kosovës, 

“I gjithë ekipi i Napolit ka dalur negativ me Covid-19, pasi të dielën kishte një ndeshje në Serie A me Genoa-n, te ekipi i Goran Pandevit, u shfaqën 14 raste pozitive. 

Për fat të mirë, Pandev nuk është në mesin e tyre, edhe pse Genoa ende nuk ka njoftuar zyrtarisht emrat e lojtarëve pozitivë.
Napoli pak minuta më parë konfirmoi zyrtarisht se nuk ka asnjë lojtar të vetëm ose një anëtar të stafit profesional i cili aktualisht është pozitiv me koronavirus. 

Kjo do të thotë që Elif Elmas është i sigurt që do të luajë në ndeshjen kundër Kosovës më 8 tetor në Shkup. Nesër e gjithë skuadra e "napolitanëve" do të kryejë një tjetër test si masë paraprake”, shkruan “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat