Idrizi: Në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë

Futboll

Idrizi: Në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 17:49
Idrizi: Në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë

Një humbje të papritur e ka pësuar Prishtina sot që u mposht në Mitrovicë nga Trepça’89 me rezultat 1:0.

Askush nuk kishte besuar se Trepça’89 do të marrë fitore ndaj Prishtinës së superpërforcuar por ja që djelmoshat e rinj të Shpëtim Idrizit ja dolën.

Tekniku mitrovicas për “Art Sport” ka folur pas ndeshjes duke treguar edhe çelësin e fitores.

“Ishte një lojë me dy pjesë, në pjesën e parë Prishtina ishte superiore, kurse në pjesën e dytë ne reaguam shumë mirë ku falë angazhimit arritëm një fitore të madhe. E rëndësishme është që kemi një mbrojtje të mirë ku që dy ndeshje nuk pësojmë gol dhe mendoj që ky është çelësi i i suksesit” deklaroi Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat