Një femër bën histori, ja arsyeja

Futboll

Një femër bën histori, ja arsyeja

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:06
Një femër bën histori, ja arsyeja

Superkupa që do të luhet sot në mbrëmje midis Bayernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit do të gjykohet nga Bibiana Shtainhaus. Do të jetë hera e parë në historinë e këtij kompeticioni që një arbitre do të drejtojë një ndeshje të tillë.

Në të gjitha finalet e luajtura deri tani në Gjermani, kurrë nuk ka pasur një femër. Shtainhaus i ka gjykuar edhe më parë bavarezët në një ndeshje të Bundesligës, ndërsa për Borusian e Dortmundit është hera e parë që do të qëndrojë në fushën e blertë.

41-vjeçarja gjykoi për herë të fundit në Bundesligë më 16 qershor të sezonit të kaluar. Asaj iu besua sfida e javës së 32-të midis Union Berlin dhe Paderbornit që përfundoi me rezultatin 1:0.

Në ndeshjen e sotme ajo do të ndihmohet edhe nga teknologjia VAR që tani është pjesë e çdo kompeticioni në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat