Interi tregon fuqinë në Benevento

Futboll

Interi tregon fuqinë në Benevento

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 19:51
Interi tregon fuqinë në Benevento

Skuadra e Interit regjistron fitoren e dytë rresht në Serie A. Pas fitores së mundimshme si vendas me rezultat 4:3 kundër Fiorentinës, sonte fituan me lehtësi në udhëtim me rezultat 5:2 kundër Beneventos, në takimin e javës së dytë. 

Interi tregon forcën në Benevento, duke konfirmuar se e ka seriozisht që të luftojë për titullin e kampionit. 

Gjithçka u vulos në pjesën e parë kur zikaltrit udhëhoqën me 1:4.
Për Interin shënuan futbollistët Lukaku (1', 28'), Gagliardini (25'), Hakimi (42'), Martinez (71’) dhe për Beneventon Caprari (34’ e 76’).

Duhet theksuar se Caprari ka shënuar ndër golat më të bukura, i cili nga rreth 17 metra dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës së portierit Handanoviq.  Po ashtu edhe Martinez në minutën e 71-të, nga 16 metra shënoi gol të bukur në pjesën e poshtme të portës së Beneventos.

Napoli kryeson me 6 pikë, sa ka edhe Interi në pozitën e dytë, ndërsa Benevento pas shkëlqimit në Genoa me 3:2 kundër Sampdorisë, sonte nuk ishte në element, e cila zë vendin e 11-të me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat