Trajneri francez i Besës nuk po shqetësohet për rezultatet

Futboll

Trajneri francez i Besës nuk po shqetësohet për rezultatet

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:22
Trajneri francez i Besës nuk po shqetësohet për rezultatet

FC Besa vazhdon me humbje, nga java në javë. Pejanët në kuadër të xhiros së katërtë pësuan në udhëtim nga Drita me rezultat 3:1.

Megjithatë, kjo nuk përbën aspak shqetësim për trajnerin francez të kësaj skuadre Jerome Klein, i cili theksoi se projekti i klubit është për të ardhmen dhe se rezultatet momentale nuk kanë shumë rëndësi.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi që Drita është një skuadër shumë e fortë, ndërkohë që ne kemi një skuadër shumë të re. Ne bëmë më të mirën e mundshme, nga ndeshja në ndeshje po shkojmë duke i bërë gjërat më mirë dhe shpresoj që shumë shpejtë të vijmë te rezultatet pozitive.

“Ne e dimë që do jetë e vështirë për ne, pasi që jemi skuadër shumë e re, por ne jemi duke menduar për të ardhmen dhe rezultatet do të shihen më vonë”, deklaroi Jerome Klein për “Art Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat