Gattuso nuk e lejon largimin e Hysajt

Futboll

Gattuso nuk e lejon largimin e Hysajt

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 20:49
Elseid Hysajnt

Gennaro Gattuso nuk e ka lejuar largimin e Elseid Hysajnt nga Napoli pas ofertës së marr nga klubi rus Spartak Moska.

Trajneri i Napolit ka kërkuar me ngulm që shqiptari të mos shitet te Spartak Moska, që ofruan 7 milionë euro për kartonin elojtari.

Klubi rus e kishte joshur lojtarin shqiptar me një pagë prej 3 milionë euro për sezon për pesë vite.

Sipas gazetarit, Nicolo Schira, ka qenë trajneri ai që nuk e ka lejuar largimin.

“Gattuso nuk pranon largimin e Hysajt, pasi është një futbollist që ka aftësi për t’u përshtatur taktikisht, duke parë që mund të luajë si në të djathtë ashtu edhe në të majtë. Me mbylljen e afatit kalimtar, palët do të nënshkruajnë rinovimin e kontratës”, ka shkruar ai.

Hysaj mund të vazhdojë me Napolin pasi në fund të edicionit mbetet lojtar i lirë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat