Hakimi shfaq menjëherë ambicien: Inter mund të fitojë Scudetton

Futboll

Hakimi shfaq menjëherë ambicien: Inter mund të fitojë Scudetton

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:34
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi nuk është përmbajtur nga ambicia e tij pas një fillimi të shkëlqyer të karrierës së tij në Inter, duke thënë se kanë skuadër për të fituar titullin në Serie A.

Nerazzurrët kanë pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në sezonin e ri në Serie A, pasi kanë mposhtur Fiorentinën me rezultat 4-3 dhe Beneventon në udhëtim 5-2.

Këto dy fitore kanë bërë që transferimi i madh i verës, Hakimi të ketë ambicie të mëdha me Interin.

“Jam shumë i lumtur për të gjitha, po adaptohem mirë dhe po mësoj se çfarë dëshiron trajneri nga unë”, ka thënë fillimisht Hakimi për Sky Sport Italia.

Pavarësisht se erdhi vetëm nga banka rezervë kundër Fiorentinas, Hakimi tashmë ka regjistruar një gol dhe dy asistime.

“Është një fillim shumë pozitiv. Unë tashmë kam luajtur në një mesfushë me pesë lojtarë në Borussia Dortmund, kështu që e di atë rol dhe bashkëlojtarët e mi të ekipit po më ndihmojnë gjithashtu që të vendosem sa më shpejt që është e mundur”.

Ish-talenti i Real Madridit u pyet nëse ai shpresonte të fitonte titullin në Serie A në sezonin e tij të parë, ndërsa nuk ngurroj ta konfirmoj këtë dëshirë.

“Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë dhe ne kemi një skuadër të përshtatshme për ta arritur atë”, përfundoi marokeni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat