Man City fiton me lehtësi te Burnley dhe kalon në çerekfinale të Carabao Cup

Futboll

Man City fiton me lehtësi te Burnley dhe kalon në çerekfinale të Carabao Cup

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 21:51
Manchester City

Manchester City ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e tyre në udhëtim në kuadër të 1/8-tës në Carabo Cup apo e njohur ndryshe edhe si EFL Cup.

Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola kanë vazhduar fitoret edhe në 1/8-tën, duke mposhtur Burnleyn në udhëtim dhe duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por edhe përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë arritën ta gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Benjamin Mendy.

Në pjesën e dytë, City rriti nivelin e lojës dhe të rasteve, ndërsa arriti të shënojë edhe dy herë tjera për të siguruar fitoren dhe kalimin tutje.

Ishte minuta e 49-të kur City gjeti golin e dytë përsëri me Sterlingun që shënoi për 0-2 pas asistimit të Ferran Torres.

Në minutën e 65-të ishte përsëri dyshja Sterling-Torres që bashkëvepruan për 0-3, por kësaj radhe shënues ishte spanjolli.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste tjera, por portat mbetet të paprekura dhe City kaloi në çerekfinale në Carabao Cup pas fitores 0-3. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat