Nuk ka dënim për Neymarin dhe Alvaron

Futboll

Nuk ka dënim për Neymarin dhe Alvaron

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:20
foto ilustrim

Neymar dhe Alvaro Gonzales i kanë shpëtuar dënimit.

Komisioni Disiplinor i Ligue 1 është takuar të mërkurën pasdite, dhe pasi vlerësoi akuzat për racizëm, ka vendosur të mos dënojë asnjëherin prej futbollistëve, për incidentin e shkaktuar në derbin PSG – Marseille,.

Komisioni konsideron se “nuk ka prova të mjaftueshme ose bindëse për të lejuar vendosjen e sanksionit” për të dy lojtarët.

Neymar ishte akuzuar për homofobi dhe racizëm, dhe mund të dënohej deri në 20 ndeshje, ndërsa Alvaro deri në dhjetë ndeshje.

Në fund, dy futbollistët janë shpallur të pafajshëm për shkak të mungesës së provave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat