Dramë në Munih, Bayerni fitoi Superkupën e Gjermanisë 

Futboll

Dramë në Munih, Bayerni fitoi Superkupën e Gjermanisë 

Nga: K.Goca Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:22
Dramë në Munih, Bayerni fitoi Superkupën e Gjermanisë 

Bayerni nga Munihu fitoi edhe një trofe të çmueshëm, Superkupën e Gjermanisë në futboll. 

Ky është trofeu i pestë për vitin 2020, pas titullit dhe Kupës së Gjermanisë, titullit në Champions League, trofeut të Superkupës së Evropës, sonte fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë. 

Dramë në stadiumin “Allianz-Arena” në Munih, një finale që u gjykua për herë të parë në histori nga një gjyqtare femër, Steinhaus Bibiana. 

Image

Bavarezët avancuan me rezultat 0:2 duke iu falënderuar golave të Tolissos (18') dhe Mullerit (32'), megjithatë verdhezinjtë këndellen dhe barazojnë shifrat 2:2. 

Brandt (39') dhe Haaland (55') ishin autorë të golave për Dortmundin por që nuk mjaftuan për të përmbysur Bayernin. 
Në minutën e 82-të, Piszczek shënoi autogol dhe që i siguroi Bayernit triumfin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat