​Sterling dërgon Cityn në çerekfinale të Kupës së Ligës

Futboll

​Sterling dërgon Cityn në çerekfinale të Kupës së Ligës

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:47
Foto

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze, pas fitores bindëse sonte ndaj Burnley me rezultat 3:0.

Raheem Sterling shënoi golin e parë në minutën 35. I njëjti lojtar shënoi edhe një herë në portën kundërshtare në minutën 49, pas asistimit nga Ferran Torres.

Sterling gjithashtu e gjeti veten në rolin e asistentit në minutën 65 kur Torres shënoi edhe golin e tretë dhe të fundit.

Shorti për çerekfinalet e Kupës së Ligës do të hidhet të enjten në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat