Genoa zbulon emrat e 11 futbollistëve të infektuar me COVID-19, në listë edhe shqiptari Valon Behrami

Futboll

Genoa zbulon emrat e 11 futbollistëve të infektuar me COVID-19, në listë edhe shqiptari Valon Behrami

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:49
foto ilustrim

Genoa ka treguar emrat e 11 lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, së bashku me katër anëtarë të stafit, përfshirë emra lojtarësh si Marko Pjaca, Davide Zappacosta dhe mesfushori shqiptar Valon Behrami.

Klubi nga Marassi ka lëshuar ​​një deklaratë duke konfirmuar emrat e lojtarëve të infektuar me coronavirus.

Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Davide Zappacosta dhe sot edhe Valon Behrami janë rezultuar pozitiv.

Anëtarët e stafit Pietro Cistaro, Alessandro Donato, Pietro Gatto dhe Matteo Perasso gjithashtu janë të infektuar me COVID-19.

Perin dhe Schone janë të vetmit lojtarë që testuan pozitivisht për COVID-19 para ndeshjes të së dielës me Napolin në Stadio San Paolo.

Të tjerët rezultuan pozitiv vetëm pasi u kthyen në Genova dhe Napoli ka arsye për t’u shqetësuar, pasi Marchetti, Lerager, Melegoni, Pellegrini, Pjaca, Radovanovic, Zappacosta dhe Behrami të gjithë luajtën kundër tyre.

Behrami ishte i fundit që ka rezultuar i infektuar, pasi ai kishte dalë negativ të hënën, por sot (e mërkurë) rezultoi pozitiv pas testit të bërë.

Sot, Napoli njoftoi se i gjithë ekipi dhe stafi rezultuan negativ, por COVID-19 ka një periudhë të gjatë inkubacioni, kështu që do të kërkohen më shumë teste përpara ndeshjes së kësaj fundjave në Serie A me Juventusin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat