Kualifikohen lehtësisht United, City dhe Evertoni, Newcastle vuan ndaj Newport

Futboll

Kualifikohen lehtësisht United, City dhe Evertoni, Newcastle vuan ndaj Newport

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:56
Foto

Dy skuadrat e Manchesterit kualifikohen lehtësisht në fazën çerekfinale të EFL Cup. City i Pep Guardiolës iu imponua me rezultatin 0-3 Burnley-t me dygolësh të Raheem Sterling dhe me finalizimin e Ferran Torres. Me të njëjtat shifra “Djajtë e Kuq” triumfuan në fushën e Brightonit me autorë të golave McTominay, Mata dhe Pogba.

Kualifikohet edhe Evertoni, që fitoi thellë 4-1 ndaj West Hamit, me tregolësh të Calvert-Lewin dhe finalizimin e Richarlison, që bënë të pavlefshëm golin e Snodgrass.

Newcastle United vuajti shumë përballë Newport, pasi u kualifikua vetëm pas goditjeve të 11-metërshave (5-4), pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat