Chiesa drejt Juventusit, Fiorentina gjen pasuesin e tij

Futboll

Chiesa drejt Juventusit, Fiorentina gjen pasuesin e tij

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 09:02
Federico Chiesa

Federico Chiesa mund të jetë një nga lëvizjet më të mëdha këtë afat kalimtar në Serie A.

Reprezentuesi italian mund të largohet nga Fiorentina për t’iu bashkuar Juventusit.

Gianluca di Marzio raporton se Fiorentina kanë identifikuar Jose Callejon si nënshkrim të mundshëm nëse largohet Federico Chiesa.

33 vjeçari Callejon është aktualisht lojtar i lirë, pas qëndrimit prej shtatë vitesh te Napoli.

Sulmuesi i Bournemouth, Joshua King dhe ai i River Plates, Martinez Quarta, janë gjithë në radarin e Fiorentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat