Orges Shehu nuk merr drejtimin e KF Llapit

Futboll

Orges Shehu nuk merr drejtimin e KF Llapit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:59
Foto Ilustrim

KF Llapi ka hedhur poshtë pretendimet se Orges Shehu mund të jetë trajner i tyre.

Në media të ndryshme në Kosovë gjatë ditës së djeshme është raportuar se Orges Shehu do të pasojë Tahir Batatinën në bankinën e Llapit.

Llapi ka nisur si mos më keq sezonin e ri në Superligë, duke pësuar tri humbje në po kaq ndeshje.

Përmes një komunikate për shtyp, KF Llapi deklaruar se Orges Shehu ka qenë i pranishëm në ndeshjen kundër Ballkanit, por jo në lidhje me angazhimin në shtabin teknik.

Komunikata e Llapit, pa ndërhyrje:

Duke i parë shkrimet e mbrëmjes së djeshme (30.09.2020) në lidhje me pozicionin e trajnerit të K.F. Llapi, pra spekulimet dhe gënjeshtrat kinse trajneri Orges Shehi do të marrë drejtimin e klubit, REAGOJMË dhe mohojmë të gjitha këto shkrime dhe ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Trajneri në fjalë, Orges Shehi është e vërtetë se ishte dje në ndeshjen Llapi – Ballkani, por jo në lidhje me angazhimin në shtabin teknik, por ishte në vëzhgim të të disa futbollistëve të rinj të klubit.

Andaj edhe një herë, lusim mediat elektronike dhe të shkruara që për çdo informacion të kontaktojnë zyrtarët e klubit tonë të cilët në çdo moment janë të gatshëm të ofrojnë informacione në lidhje me klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat