Tirana para sprovës së vështirë

Futboll

Tirana para sprovës së vështirë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:00
Tirana para sprovës së vështirë

Sonte, Tirana do të luajë ndeshjen e vet më të rëndësishme, atë të “play-off”-it të Ligës së Europës kundër Young Boys, në fushën e këtij të fundit. Një fitore e mundshme i dërgon bardheblutë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, çka do të ishte sukses historik për ta.

Nga skuadrat shqiptare, këtë “stacion” e ka arritur vetëm Skënderbeu, pak vite më parë. Në konferencën për shtyp, Emanuel Egbo bëri prognozën e këtij dueli të vështirë, që do të luhet sonte në tokën helvete, prej orës 20:30:

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe jashtëzakonisht e vështirë, por ne jemi gati për të përballuar 90 minuta. Këtë do ta shikojmë në fushë. E njohim kundërshtarin, mënyrën e lojës së tyre, çfarë ekipi kanë. Kemi ndjekur 2-3 ndeshjet e fundit të tyre dhe bëhet fjalë për një skuadër të fortë dhe me lojtarë shtatlartë. E kemi analizuar Young Boys dhe kemi besim se do ta përballojmë me sukses.

Tirana nuk mund të jetë në 100 % të formës, pasi kampionati nuk ka nisur ende. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në Ligën e Kampioneve, ndërsa Young Boys, përveç Europës, ka bërë edhe tri takime në kampionat. Ne kemi folur me Vangjelin. E kemi parë ndeshjen e Skënderbeut ndaj Yong Boys, ku treguan paraqitje shumë të mirë. Kemi kërkuar nga Vangjeli që me përvojën e tij të na ndihmojë në këtë ndeshje. Kanë kaluar 5 sezone që atëherë, ata kanë ndryshuar nga koha kur Vangjeli ishte kundërshtar me ta. Ne e kemi analizuar dhe do provojmë.

 Presioni nuk është te ne por te kundërshtari. Unë e di që lojtarët tanë do të kenë më shumë entuziasëm. Kjo do të jetë hera e parë për Tiranën me këtë arritje dhe lojtarët duhet ta shijojnë ndeshjen e nesërme në maksimumi.

Nëse do kishim mundësinë të kishim disa opsione, për të bërë lëvizje, mund t’i bënim, por këta lojtarë kemi dhe do përpiqemi të marrim maksimumin me këta. Është e vërtetë që ata kanë lojtarë të gjatë dhe kjo mund të jetë problem, por ne do të përpiqemi t’i marrim masat. Do arrijmë ta gjejmë një strategji për ndeshjen e nesërme. Hoxhallari?

Është një lojtar që po ta kishim në fushë do kishim më shumë gjatësi, por nëse do ishte ai në fushë, do na jepte një ndihmë për gjatësinë që nuk e kemi në ekip. Me Dinamo Tbilis, kur nuk luante Hoxhallari luajti Ismaejlgeci dhe bëri shumë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat