Celta kundër Barcelonës

Futboll

Celta kundër Barcelonës

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:16
Celta kundër Barcelonës

E enjtja është dita e Barcelonës dhe Sevillës në La Liga. Java e 4-t kulmon mbrëmjen e sotme me 3 takimespikat padiskutim ai mes Celta Vigos dhe Barcelonës.

Falë fitores 4-0 ndaj Villarealit të dielën te Barça është rikthyer qetësia e cila i ka munguar në 2 muajt e fundit për shkak të çështjeve jashtë fushe.

Ndaj Celtas gjithsesi Barça nuk do ta ketë të lehtë pasi skuadra nga Balaidos e ka nisur mirë këtë sezon teksa në 3 javët e para nuk njeh humbje dhe ka arritur të grumbullojë 5 pikë. Ter Stegen dhe Braithwaite janë mungesat e sigurta të Barçës edhe në këtë sfidë. Celta Vigo-Barcelona do të nisë në orën 21:30 dhe do të transmetohet në ekranin e Supersport ashtu si edhe sfida e orës 19:00 mes Sevillas dhe Levantes.

Triumfi në Europa League i ka rritur besimin skuadrës së Julen Lopeteguit që në këtë sezon do të synojë më tepër se vendi i 4-t. Ekipi andaluzian ndaj Levantes së Enis Bardhit synon vetëm tre pikët ashtu siç bëri në sfidën e javës së 3-të kur debutoi në këtë kampionat ndaj Cadiz. Emocionet dhe spektakli në ekranin e Supersport nuk mungojnë as në këtë të enjte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat