KF Llapi reagon ashpër për rastin Shehi: Spekulime dhe gënjeshtra 

Futboll

KF Llapi reagon ashpër për rastin Shehi: Spekulime dhe gënjeshtra 

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:07
KF Llapi reagon ashpër për rastin Shehi: Spekulime dhe gënjeshtra 

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva, ka reaguar në lidhje me sisa shkrime. 

“Duke i parë shkrimet e mbrëmjes së djeshme (30.09.2020) në lidhje me pozicionin e trajnerit të KF Llapi, pra spekulimet dhe gënjeshtrat kinse trajneri Orges Shehi do të marrë drejtimin e klubit, REAGOJMË dhe mohojmë të gjitha këto shkrime dhe ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Trajneri në fjalë, Orges Shehi është e vërtetë se ishte dje në ndeshjen Llapi – Ballkani, por jo në lidhje me angazhimin në shtabin teknik, por ishte në vëzhgim të të disa futbollistëve të rinj të klubit.

Andaj edhe një herë, lusim mediat elektronike dhe të shkruara që për çdo informacion të kontaktojnë zyrtarët e klubit tonë të cilët në çdo moment janë të gatshëm të ofrojnë informacione në lidhje me klubin”, reagon zyra për informim dhe media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat