A do të luajë Goran Pandev kundër Kosovës? Maqedonia as në tokë as në qiell

Futboll

A do të luajë Goran Pandev kundër Kosovës? Maqedonia as në tokë as në qiell

Nga: K.Goca Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:47
A do të luajë Goran Pandev kundër Kosovës? Maqedonia as në tokë as në qiell

Kombëtarja e Kosovës në futboll gjithnjë e më shumë po e frikëson Maqedoninë e Veriut, para ndeshjes së gjysmëfinales së play-off-it të Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet me 8 tetor në orën 20.45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Maqedonia e Veriut, as në tokë dhe as në qiell, të frikësuar se mund të luajnë pa kapitenin Goran Pandev!    

“Kapiteni i ekipit kombëtar të Maqedonisë, Goran Pandev, është ende në karantinë e klubit Genoa dhe po pret rezultatet e testit të dytë të Covid-19. 

Vetëm atëherë ai mund të largohej nga karantina e klubit. Dhjetë nga shokët e tij të ekipit rezultuan pozitivë me koronavirus pas ndeshjes me Napolin, dhe testet e para të sotme (të ditës së djeshme) konfirmuan se ata kanë simptomat e Covid-19.

Pandev, për fat të mirë, ka një test negativ, por duhet të arrijë një konfirmim tjetër, një mostër e dytë negative, pas së cilës ai do të jetë në gjendje të largohet nga izolimi”, shkruan mediumi maqedon “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat