Bayer Leverkusen shfaqet si opsion i ri për Milot Rashicën

Futboll

Bayer Leverkusen shfaqet si opsion i ri për Milot Rashicën

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 12:46
Milot Rashica

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar veror, çështja e Milot Rashicës mbetet e pazgjidhur.

Ylli i Kosovës nuk e ka fshehur dëshirën për të ndryshuar skuadër, duke kërkuar një klub të madh, ku kërkonte edhe Ligën e Kampionëve.

Transferimi te RB Leipzig ka dështuar, me Werder Bremen që nuk ka pranuar ofertën e tyre.

Sipas raporteve në Gjermani, Bayer Leverkusen është shfaqur si një opsion i ri për Milot Rashicën,.

Rashica shihet si një opsion interesant për Leverkusen, por fillimisht duhet të ndodh shitja e Leon Bailey.

Vlen të ceket se Werder Bremen ka ulur çmimin nga 25 në 20 milionë euro për Rashicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat