Ballkani i Munishit e ka përnjëmend!

Futboll

Ballkani i Munishit e ka përnjëmend!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:07
Ballkani i Munishit e ka përnjëmend!

Katër javët e para të elitës së futbollit padyshim që sollën rezultate interesante, veçmas debutuesi Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, po befason për të mirë, ka shënuar 6 gola e ka pësuar vetëm një herë, aktualisht renditen në pozitën e dytë me 8 pikë! 

Ballkani nga Theranda, prej skuadrave më të organizuara në vendin tonë, që pothuajse çdo ditë e çdo e natë, kanë festë sportive, tani e kanë përnjëmend luftën për titull.

Kryetrajneri Ismet Munishi, ka ndërtuar një ekip të fortë dhe ka një sulmues të frikshëm siç është Mirlind Daku.
Ballkani e nisi me fitore bindëse në udhëtim me 4:1 kundër Besës nga Peja në fushën “Tahir Vokshi” në Brestovik. Pastaj në Therandë triumfoi me 3:2 ndaj Feronikelit. Nxorën barazim (0:0) si mysafirë i Gjilanit dhe dje në stadiumin “Zahir Pajaziti” fituan me 3:1 kundër Llapit. 

Tri ndeshje si mysafirë apo nga 9 pikët e mundshme importuan 7 sosh, si vendas një ndeshje dhe me pikë të plota. Therandasit përveç që kryesojnë renditjen,  kanë edhe një lider tjetër! 

Mirlind Daku që është futur në historinë e futbollit tonë, për katër ndeshje ka shënuar 8 gola (dy tregolësha, kundër Besës dhe Feronikelit) kryeson listën e shënuesve.  

Ballkani tani kërkon edhe trepikëshin e radhës, kësaj radhe në Therandë ndaj Drenicës nga Skenderaj. 
Misioni i Munishit është i qartë: Të mbledhin sa më shumë pikë dhe të shkëputen nga skuadrat tjera, që të janë sa më të qetë në vazhdim të kampionatit! 

Një fakt interesant është, nga dhjetë gola që realizuan deri me tash, 8 e mbajnë firmën e Dakut, ndërsa Ermal Krasniqi dhe Blendi Baftiu, kanë shënuar nga një! A do të varet Ballkani tani vetëm nga Daku sikur Barcelona nga Messi?

Mbetet të shihet në javët e ardhshme! Ballkani ka bindshëm sulmin më efikas, për çdo ndeshje mesatarja nga 2.5 gola, pason Feronikeli me 8 gola apo me nga 2 gola mesataren për ndeshje! Arbëria ka mbrojtjen më të fortë, katër ndeshje pësoi vetëm një gol, pason Trepça ’89 me dy gola të pësuar, ndërsa Drita nuk mund të llogaritet sepse ka vetëm një ndeshje të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat