Këta janë përfaqësuesit e KOK-ut! A duhet të diskutojnë për ndalimin e garave të Serbisë në Kosovë?

Futboll

Këta janë përfaqësuesit e KOK-ut! A duhet të diskutojnë për ndalimin e garave të Serbisë në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2020 Në ora: 14:58
Ilustrim

Nuk e dijnë se ka gara ilegale të Serbisë apo bëhen që nuk e dijnë, një Zot e di! 

Sepse sot kemi me qindra kanale televizive e nuk i shohin të gjitha emisionet, ky mund të jetë një arsyetim i gjuhës diplomatike!
Kosova i ka të gjitha institucionet dhe duhet të veprojë konform ligjit! O Zot, a ka më marre se në rajonin e Prishtinës dhe të Moravës, Beogradi zyrtar zhvillon garat sportive! Nuk ka më marre!  Këta trima që i kemi në institucionet sportive, nuk kanë njohuri!  

Përderisa në një pjesë të Mitrovicës, po gjejnë arsyetime të lodhshme, se nuk po kanë fuqi të shtrijnë dorën, e kush po iu ndalë me shtri dorën në rajonin e Prishtinës dhe të Moravës. Edhe aty nuk keni autoritet! Nuk e keni autoritetin ose po frikësoheni!

Dy gjëra duhet t’i kenë të qarta klubet serbe qoftë të futbollit apo sporteve tjera: O garoni në garat e Republikës së Kosovës, o nuk ka gara në kuadër të Serbisë! Këtu është Kosovë dhe nuk është Serbi!  Komiteti Olimpik i Kosovës, si institucioni më i lartë sportiv në vendin tonë, është paksa i lodhur nga seminaret e ngjeshura e të mundimshme, duhet me bë dramë këtë punë sepse nuk është mirë në Graçanicë e shumë vende tjera të luhen garat e Serbisë!     

Këta janë përfaqësuesit e KOK-ut: Besim Hasani, president i KOK-ut, Memli Krasniqi, nënpresident i KOK-ut, Gazmend Maxhuni, nënpresident, Milaim Kelmendi, nënpresident, Agim Ademi - nënpresident, Majlinda Kelmendi - anëtare e Bordit ekzekutiv KOK-ut, Avni Nuha, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Vjollca Krasniqi e BE të KOK-ut, Agron Kuka, anëtar i Bordit të KOK-ut, Shqipe Bajçinca -Brestovci-anëtare e KOK-ut, Shqipe Zogiani, anëtare e Bordit të KOK-ut, Ramadan Selimi - anëtar i bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Agron Mala - anëtar i bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Imer Rama - anëtar i Bordit të KOK-ut dhe Besire Domaniku - anëtare e bordit të KOK-ut. Këta janë përfaqësuesit e KOK-ut! A duhet të diskutojnë për ndalimin e garave të Serbisë në Kosovë?

A duhet presidenti i KOK-ut me sekretarin e përgjithshëm Shasivar Haxhijajn, nënpresidentët që i ka, ta shtrojnë këtë çështje me anëtarët e KE KOK-ut dhe të marrin vendime më të ashpra të mundshme? Kjo është anormale nëse heshtim! Atëherë, le të vijë Graçanica në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe  të luajë ndonjë derbi në kuadër të Serbisë, se stadiumi në Graçanicë e ka kapacitetin e vogël! Çudi se jo mahi!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat