Pjesa e parë: Pa gola në ‘Bajram Aliu’, një penallti e anuluar

Futboll

Pjesa e parë: Pa gola në ‘Bajram Aliu’, një penallti e anuluar

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:50
foto nga vendi ngjarjes

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në ndeshjen mes Drenicës dhe Gjilanit, e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.

Ndeshja në 45 minutat e para i takoi Gjilanit sa i përket rasteve dhe posedimit të topit.

Momenti më interesant i kësaj sfide ndodhi 10 minuta para fundit të gjysmës së parë, kur Albutrint Morina i Drenicës luajti me dorë brenda zonës.

Gjyqtari Dardan Çaka akordoi penallti për mysafirët. Megjithatë, pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala, Çaka vendosi ta anulonte vendimin e dhënë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat