Ditët kalojnë dhe rritet tensioni mes Khediras dhe Juventusit

Futboll

Ditët kalojnë dhe rritet tensioni mes Khediras dhe Juventusit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 16:55
Ditët kalojnë dhe rritet tensioni mes Khediras dhe Juventusit

Ditët kalojnë dhe rritet tensioni mes Khediras dhe Juventusit. Situata është e qartë prej kohësh, si për klubin edhe për lojtarin, por nuk po gjendet një zgjidhje që të kënaqë të dyja palët që janë të destinuara të ndahen.

Nuk është më sekret që, për të lehtësuar shpenzimet e pagave (ndoshta për të bërë vend edhe për një përforcim të ri), Juventusi është gati të zgjidhë kontratën me Khediran, duke i ofruar dhe një shumë të hollash. Por Gjermani, edhe pse e ka kuptuar se nuk bën pjesë në planet e Andrea Pirlos, nuk ka ndërmend të bëjë lëshim: do t’i thotë po zgjidhjes së kontratës që i skadon në qershor të vitit 2021 vetëm nëse merr të plotë pagën prej 6 milionë eurosh neto, që ia garanton rinovimi që firmosi në shtator të 2018.

Është e mundur që ngërçi të zgjidhet në ditët e pakta që kanë mbetur deri në mbyllje të merkatos, por për momentin duket e vështirë. Juventusi i ka ofruar lojtarit një pagesë që përbën gjysmën e pagës, por Khedira nuk lëviz asnjë milimetër pas. Gjermani, për momentin, pa oferta nga klube të tjera, është i gatshëm të qëndrojë deri në fund të kontratës edhe pse e di se do të aktivizohet fare pak, për të mos thënë fare.

Juvja, ndërkohë, ka duart e lidhura, pasi para se të sjellë në skuadër ndonjë fytyrë të re, duhet që më parë t’i bëjë vend. Në këto kushte, situata është e nderë për të dyja palët, pasi gjermani vështirë se mund të tentojë ringritjen në sezonin që vjen me thuajse 35 vjet mbi shpatulla, ndërsa Juventusit i duhet që të paguajë një pagë të majme për një lojtar që nuk e ka në plan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat