Drenica barazon me Gjilanin

Futboll

Drenica barazon me Gjilanin

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 16:57
Drenica barazon me Gjilanin

Drenica nga Skenderaj barazon me rezultat 0:0 me Gjilanin, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 
Gjilani importoi një pikë, ndërsa Drenica ruan serinë e mirë në tri takimet e fundit, një fitore e dy barazime. 

Në minutën e 34-të, gjyqtari akordoi penallti për Gjilanin, por pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala, gjyqtari kryesori Dardan Çaka anulon vendimin e tij. Në minutën e 43-të, Drenica me fat,  Ymeri i Drenicës i mohon golin Kurtajt.

Pas javës së katërt, Drenica renditet në vend të pestë me pesë pikë sa ka edhe Gjilani një pozitë më poshtë në elitën e futbollit të Kosovës. 

Superliga e Kosovës
Drita-Besa    3:1
Trepça '89-Prishtina    1:0
Llapi-Ballkani    1:3
Arbëria-Feronikeli    0:0
Drenica-Gjilani   0:0

Tabela

1. Ballkani    4    3    1    0    10:4    10
2. Arbëria    4    2    2    0    6:1    8
3. Trepça ’89    3    2    0    1    2:2    6
4. Feronikeli    4    1    2    1    8:5    5
5. Drenica    4   1   2    1    4:6   5
6. Gjilani    4    1    2    1    1:4    5
7. Prishtina    3    1    1    1    4:2    4
8. Drita    1    1    0    0    3:1    3
9. Llapi    3    0    0    3    1:5    0
10. Besa    4    0    0    4    3:12    1
Në javën e pestë do të takohen: Gjilani-Arbëria, Feronikeli-Drita, Ballkani-Prishtina, Besa-Trepça '89 dhe Prishtina-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat