Shaqiri me Liverpoolin në grupin D! Reali kundër Interit! Përballen Ronaldo - Messi

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin në grupin D! Reali kundër Interit! Përballen Ronaldo - Messi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:14
Pamje nga shorti

(E plotësuar) - Sot u hodh shorti për fazën e grupeve të Champions League, e cila pritet me emocione nga dashamirët më të zjarrtë të futbollit.  

Skuadrat më të mira janë në fazën grupore dhe secila synon që të ngjitet sa më të lartë në garën më prestigjioze. 

Në grupin A është kampioni i Evropës, Bayerni nga Munihu, së bashku me Atletico Madridin, Salzbugun dhe Lokomotiva e Moskës, ndërsa në grupin B Real Madridi, 13 herë kampioni i Evropës, ka disa rival jo edhe të lehtë, si Shakhtarin, Interin dhe Mönchengladbach.

Në grupin G do përplasen gjigantët, si Juventusi dhe Barcelona apo Cristiano Ronaldo i Juves kundër LIonel Messit të Barcës, në grup janë edhe Dynamo Kiev dhe Ferencvaros i shqiptarit Myrto Uzuni, Në grupin H, PSG sfidon Manchester Utd.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me Liverpoolin, kampionin e Anglisë, janë në gripin D me Ajaxin, Atalantën e Berat Gjimshitit dhe Midtjylland nga Danimarka. Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, me Lazion janë në grupin F me Zenitin, Dortmundin dhe Club Bruggen.

Grupi A
Bayerni
Atletico Madrid
Salzburg
Lokomotiva Moska

Grupi B
Real Madridi
Shakhtar Donestk
Interi
Mönchengladbach

Grupi C
Porto
Manchester City
Olympiacos
Marseille

Grupi D
Liverpooli
Ajax
Atalanta
Midtjylland

Grupi E 
Sevilla
Chelsea
Krasnodar
Rennes

Grupi F
Zeniti
Dortmund
Lazio
Club Brugge

Grupi G
Juventusi
Barcelona
Dynamo Kiev
Ferencváros

Grupi H
PSG
Manchester Utd
Leipzig
Basaksehir

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat