Fadil Rama shprehet i kënaqur me barazimin ndaj Gjilanit, të cilin e konsideron rezultat real të takimit.
Trajneri i Drenicës ka thënë se skuadra pati shumë telashe në fillim të kampionatit, duke theksuar që është i kënaqur me pesë pikë.
“Ka qenë një ndeshje e fortë, e mirë nga dy skuadrat. Patëm mundësi të dy skuadrat, por barazimi është epilogu real”, u shpreh Rama për Art Sport.
“Duke marrë parasysh që kemi filluar me vonesë stërvitjet dhe orarin e vështirë në fillim, e po ashtu edhe mungesat e shumta, jemi të kënaqur me pesë pikët në ndeshjet e para. Besoj që do të përmirësohemi edhe më shumë”, shtoi trajneri i Drenicës.