Kimmich nuk është i  kënaqur

Futboll

Kimmich nuk është i  kënaqur

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:57
Kimmich nuk është i  kënaqur

Bayern Munich nuk ndalet dhe mbrëmjen e së mërkurës ka fituar Superkupën e Gjermanisë duke mundur rivalët e Borussia Dortmund.

Një fitore 3-2 që ka ardhur falë një goli të Kimmich, por ky i fundit nuk është shprehur shumë i kënaqur pas ndeshjes.

“Kemi fituar dhe kemi marrë këtë trofe. Po, është bukur dhe jemi të gëzuar. Kemi luftuar për të fituar, por nuk kemi treguar një lojë të bukur”, ka thënë Kimmich për kanalet zyrtare të Bayern-it.

“Të gjithë e kanë parë si kemi fituar. Kemi një mentalitet të fortë që na ka lejuar të triumfojmë, sigurisht nuk kemi fituar për lojën që kemi treguar në fushë”.

“Forca jonë psikologjike ka vendosur ndeshjen. Nuk kemi zbritur në fushë në mënyrën e duhur dhe megjithatë kemi shkuar  në avantazh 2-0. Por, më pas, kemi pësuar dy gola për gabimet tona. Kjo nuk duhet të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat