Senegalezi do të huazohet te Laçi

Futboll

Senegalezi do të huazohet te Laçi

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:36
Senegalezi do të huazohet te Laçi

Senegalezi do të huazohet te Laçi.

Një futbollist i Veronës drejt Kategorisë Superiore. Sikurse shkruan “Tuttomercatoweb”, Bachir Mané, kartonin e të cilit klubi verdheblu sapo e ka blerë nga Carpi, do të huazohet te Laçi në elitën e futbollit shqiptar.

Mané, i datëlindjes 1997, luan mesfushor shkatërrues dhe është 1.88 metra i gjatë.

Verona dhe Laçi kanë arritur marrëveshjen për huazimin e senegalezit, i cili pritet të vihet shumë shpejt nën urdhrat e Armando Cungut/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat