Andi Zeqiri edhe zyrtarisht te Brightoni

Futboll

Andi Zeqiri edhe zyrtarisht te Brightoni

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:37
Andi Zeqiri edhe zyrtarisht te Brightoni

Sulmuesi nga Kosova  Andi Zeqiri ka kompletuar transferimin te klubi i Premier Leagues së Anglisë, Brighton & Hove Albion.

21 vjeçari  është transferuar te Brightoni nga Lausanne e Zvicrës dhe ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2024.

“Ai është një lojtar që e kemi përcjellë për një kohë të gjatë. Ne i dimë kualitetet e tij dhe çfarë mund të sjellë ai. Ai është talent i madh dhe do të na shtojë opsione në sulm.

Ai ka luajtur në nivel të mirë nga një moshë e re dhe ka përvojë të mirë në Zvicër dhe Itali”, tha kryetrajneri i Brightonit, Graham Potter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat