​Fiorentina refuzon ofertën e Manchester United për Chiesan

Futboll

​Fiorentina refuzon ofertën e Manchester United për Chiesan

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:43
Chiesan

Manchester United është duke shikuar opsione tjera për një sulmues krahu, pasi Jadon Sancho me gjasë nuk do të largohet nga Dortmundi.

United spekulohet se ka bërë dy oferta për Sanchon, por ato janë refuzuar.

Dortmund kërkon 120 milionë për Sanchon dhe duket se Manchesteri nuk mund ta përballojë një shumë të tillë.

Tani, United ka shprehur interesim për sulmuesin e Fiorentinas, Federico Chiesa, të cilin Fiorentina e vlerëson rreth 50 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” kanë bërë ofertë që ta marrin lojtarin në formë huazimi, por kjo është refuzuar nga krerët e Fiorentinës.

Chiesa ka shënuar 11 gola në 37 paraqitje për klubin nga Seria A edicionin e kaluar dhe deri më tani interesim për shërbime e tij kanë shprehur Juventus dhe Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat