​Presidenti i Lyon i jep shpresë Arsenalit për Aouar

Futboll

​Presidenti i Lyon i jep shpresë Arsenalit për Aouar

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:14
Jean-Michel Aulas

Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas ka thënë që mesfushori i tyre Houssem Aouar mund të largohet nga klubi këtë verë, vetëm nëse mund të arrihet një marrëveshje para ditës së premte.

Aulas ka qenë shumë i zënë me spekulime këtë verë, veçanërisht me krerët e Arsenalit të cilët janë duke e kërkuar Aouar, por e ka cekur që nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje deri ditën e premte atëherë lojtari do qëndroj me ekipin e Lyonit.

“Nga dita e premte, kur Rudi Garcia do zgjedhë skuadrën kundër ndeshjes me Marseille, nuk do ketë më largime nga klubi”, tha Aulas. “Deri në atë ditë ne mund të humbasim dy lojtarë”.

Me këtë deklaratë, Aulas i ka dhënë shpresë “Gunners” që nëse arrihet marrëveshja rreth ofertës për Aouar, nga e premtja francezi mund të jetë lojtari më i ri i Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat