Arsenali në çerekfinale të Carabao Cup, eliminon Liverpoolin

Futboll

Arsenali në çerekfinale të Carabao Cup, eliminon Liverpoolin

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 23:27
Berndt Leno

Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Carabao Cup pasi që ka eliminuar Liverpoolin me penallti. Liverpool ishin më të mirë në këtë ndeshje, por hero i Arsenalit ishte padyshim portieri gjerman, Berndt Leno.

Arsenali është në çerekfinale të Carabao Cup.

Skuadra e Mikel Artetas ka arritur ta eliminojë Liverpoolin, edhe pse skuadra e Jurgen Klopp ishte shumë më e mirë.

Ata patën më shumë sulme drejt portës dhe në një moment Minamino ka goditur edhe shtyllën.

Megjithatë, hero i këtij takimi për Arsenalin ishte padyshim Bernd Leno që bëri shumë pritje, rreth 5 sosh, për t’ia mohuar golin vendasve dhe kampionit të Anglisë. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 dhe nga penalltitë më të saktë u treguan lojtaret e Arsenalit të cilët shënuan 5 dhe Leno mbrojti dy penallti për të ecur tutje në çerekfinale të Carabao Cup. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat