Challandes nuk e fton në Kombëtare futbollistin më në formë për ndeshjet e tetorit

Futboll

Challandes nuk e fton në Kombëtare futbollistin më në formë për ndeshjet e tetorit

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 11:59
Bernard Challandes 

Bernard Challandes si duket nuk po e bind forma e mrekullueshme në të cilën po kalon Zymer Bytyqi.

Zymer Bytyqi po shkëlqen te Vikingu, ku dje u shpall edhe Lojtari i Muajit në kampionatin norvegjez.

23 vjeçari ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje dhe po kalon momentet më të mira në karrierë.

Por, ai nuk po merret në konsideratë nga Bernard Challandes, i cili nuk po e fton në Kombëtaren e Kosovës.

Sipas disa lajmeve që po qarkullojnë në Twitter anësori i Vikingut nuk ka pranuar ftesë nga Kosova për ndeshjet e tetorit.

Kujtojmë që Bytyqi ka të zhvilluar një ndeshje me Kombëtaren e Kosovës. Ai u paraqit me Dardanët në ndeshjen miqësore kundër Suedisë në Doha të Katarit.

Ndryshe, Kosova në tetor luan tri ndeshje, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas ndaj Sllovenisë dhe Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat