Reali futet në garë për talentin e kampionatit francez

Futboll

Reali futet në garë për talentin e kampionatit francez

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 07:34
Houssem Aouar

Real Madridi ka patur vetë largime gjatë kësaj periudhe, ndërsa duket se trajneri Zinedine Zidane mund të bëjë një afrim surprizë. Numri një i spanjollëve mund të marrë në skuadër talentin e Lyon, Houssem Aouar. 

Talenti i ri ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa spanjollët duket se do të futen blic. L’Equipe shkruan se trajneri Zinedine Zidane e pëlqen futbollistin e ri dhe me shumë mundësi do të bëjë hapa konkret. 

Lyon nga krahu tjetër dëshiron që të shesë 22-vjeçarin. Ky i fundit dëshiron që të largohet nga skuadra franceze, pasi dëshiron që të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat