Ish kampioni i Anglisë futet në garë për Rashicën, kaq para i ka ofruar Werderit

Futboll

Ish kampioni i Anglisë futet në garë për Rashicën, kaq para i ka ofruar Werderit

Më: 5 tetor 2020 Në ora: 16:12
Milot Rashica

Milot Rashica do të ketë mundësinë të luajë në grupet e Europa League dhe në Premier League sezonin e ardhshëm. Sulmuesi anësor, i cili shkëlqeu me Werder Bremen në Bundesliga, kishte oferta të ndryshme.

Djaloshi nga Vushtrria varej nga klubi gjerman, që priste ofertën e duhur dhe e ka marrë nga anglezët e Leicester City. 15 milion sterlina shkojnë në arkat e Werder Bremen.

Nuk dihet ende se sa do të përfitojë Rashica apo për sa vite, por ajo që raportohet ka të bëjë me programimin e vizitave mjekësore ditën e sotme. Sulmuesi do i kryejë ato në Gjermani dhe më pas do fluturojë drejt Anglisë për të nënshkruar e prezantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat