Cavani do mungojë ndaj Newcastle, pritet të kthehet kundër PSG-së

Futboll

Cavani do mungojë ndaj Newcastle, pritet të kthehet kundër PSG-së

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 16:28
Edinson Cavani

Lojtari më i ri i Manchester United, veterani Edinson Cavani pritet të mungojë në ndeshjen me Newcastle për shkak të karantinimit të cilin e kërkojnë autoritetet nga Britania e Madhe, përcjell “KosovaPress”.

Numri shtatë i “Djajve të Kuq” pritet që debutimin e tij ta bëj pikërisht ndaj ish-skuadrës Paris Saint-Germain ku ndeshja luhet në kuadër të Ligës së Kampionëve me datën 20 tetor.

Edhe pse pritet nga tifozët e United që Cavani ta bëjë debutimin e tij kundër PSG, 33 vjeçari mund të mos paraqitet shkaku i fitnesit të tij për arsye se nuk do mund të stërvitet me bashkëlojtarët e rinj pasi që duhet ta përfundoj vet-izolimin siç kërkojnë autoritetet Britaneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat