Azemi: Ne do të fillojmë edicionin me basketbollistë vendorë

Futboll

Azemi: Ne do të fillojmë edicionin me basketbollistë vendorë

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 12:27
Azemi: Ne do të fillojmë edicionin me basketbollistë vendorë

Skuadrat e basketbollit kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri, që pritet të jetë shumë interesant, por njëkohësisht edhe me shumë sfida për shkak të pandemisë Covid-19.

Sigal Prishtina edicionin e kaluar përfundoi në vendin e parë, por kampionati u ndërpre për shkak të Covid-19.

Një nga lojtarët më me përvojë është Edmond Azemi, i cili edhe në këtë edicion do t’iu ndihmojë bardhekaltërve.

“Ne kemi nisur edicionin disa ditë më parë dhe për momentin po shkon shumë mirë. Ky edicion dallon nga ata të kaluar, edhe për shkak të pandemisë Covid-19. Sidoqoftë, ne jemi të fokusuar te vendorët dhe kjo është gjë shumë pozitive për mua”, është shprehur Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai është i gatshëm të ndihmojë lojtarët e rinj. “Për mua është shumë pozitive që jemi të fokusuar të basketbollistët e rinj dhe vendorë. Unë si gjithmonë do të jap ndihmën time dhe do të mundohem që të jem sa më afër tyre dhe trajnerit. Ne do të fillojmë edicionin me basketbollistë vendorë dhe më pas në janar të marrim edhe 2-3 lojtarë për të pasur një edicion sa më pozitivë”, ka shtuar tutje Edo.

Bardhekaltrit do të marrin pjesë edhe në Ligën Unike. Numri 4 i Prishtinës i numëron gjërat pozitive nga kjo ligë. “Kjo Ligë është shumë e mirëseardhur për faktin se do t’iu ndihmojë shumë lojtarëve vendorë. Ata kanë nevojë për sa më shumë ndeshje në garat ndërkombëtare. Kjo përvojë do tu ndihmojë atyre, por edhe Kombëtares të Kosovës. Edicioni i ri do të jetë më ndryshe, megjithatë, jam i lumtur që do të luajmë me vendorë dhe basketbollistë të rinj”, ka përfunduar Edmond Azemi.

Turneu i Superkupës do të zhvillohet nga 21 deri më 25 tetor, derisa garat në elitë do të fillojnë nga 28 tetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat