Sllovenia zbarkon në Prishtinë, sot mban stërvitje në “Fadil Vokrri”

Futboll

Sllovenia zbarkon në Prishtinë, sot mban stërvitje në “Fadil Vokrri”

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:56
Foto Ilustrim

Ekipi slloven i futbollit ka mbërritur në Prishtinë, ku nesër në mbrëmje do të luajë ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve,

Kosova e pret Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ku ne aktualisht kemi një pikë nga dy ndeshjet e para në Grupin C, ndërsa sllovenët kanë tubuar deri tani katër pikë.

Ekspedita e sllovenëve ka arritur në Prishtinë, dhe vjen pas fitores ndaj San Marinos në miqësore me rezultat 4-0.

Sllovenia do të zhvillojë një seancë zyrtare stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në ora 18:00 pasdite.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat