Mbi 5 mijë raste me koronavirus në një ditë, Italia gati të marrë vendimin e ri për futbollin

Futboll

Mbi 5 mijë raste me koronavirus në një ditë, Italia gati të marrë vendimin e ri për futbollin

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 16:43
Mbi 5 mijë raste me koronavirus në një ditë, Italia gati të marrë vendimin e ri për futbollin

Agravimi i pandemisë së koronavirusit në Itali i ka shtyrë autoritetet shtetërore të marrin përsipër reduktimin e numrit të tifozëve në stadiume nga 1000 në 500.

Komiteti Shkencor dhe Teknik po merr parasysh mundësinë që të shkurtojë numrin e fansave në stadiume teksa janë shtuar në ditët e fundit rastet pozitive me COVID-19.

Vetëm ditën e djeshme u regjistruan plot 5724 raste me koronavirus, ndërsa vetëm javën e kaluar u shënuan 20.989 raste me COVID-19.

Frika e autoriteteve të përhapjes së koronavirusit në Itali mund të ndikojë në reduktimin e kuotës së tifozëve italianë në stadiumet e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat